Feja
Feja është marrdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjale te tjera mund te percaktohet si nje përçim tejnatyror (metafizik) te ndare e te koduar dhe te trashëguar ne brendesine e nje bashkesie shoqerore. Nevoja fetare është e pranishme ne çdo kulture ne trajta te dukshme nga rite qe kane nje vlere shoqerore e munden pak a shume te kene nje permbajtje etike (udheheqja e sjelljes se brendshme) dhe filosofike (dhenie pergjigjesh pytjeve gjithesinore).

Shenjat dalluese të disa prej feve më të mëdha botërore.
Përkufizime të tjera mbi fenë
Shkak, parim, ose sistem besimesh te mbajtura me bindje ose ndjenje te forte. Si edhe: adhurimi i Perendise ose mbinatyrores.
Nje besim i fuqishem ne nje fuqi ose fuqira te mbinatyrshme qe mbikqyrin fatin njerzor; institucion i te shprehurit te besimit ne nje fuqi hyjnore.
Besimi dhe nderimi ne fuqira ose nje fuqi te mbinatyrshme te menduar si krijues dhe mbarvajtës i gjithesise. Nje sistem vetjak ose i instituticionalizuar ne nje besim dhe adhurim te tille. Jeta ose kushtezimi i nje personi ne nje urdher fetar. Nje teresi besimesh, vlerash, dhe praktikash te bazuara ne mesimet e nje udheheqesi shpirteror.
Marrdhenie e qenieve njerzore me nje Perendi ose perendite ose me gjithcka qe ata e mendojne te shenjte ose, ne disa raste, thjesht te mbinatyrshme.
Feja është nje sistem mendimi, ndjenje, dhe veprimi qe ushtrohet nga nje grup dhe qe u jep anetareve nje synim perkushtimi; nje norme e sjelljes nga e cila individet mund te gjykojne pasojat vetjake dhe shoqerore te veprimeve te tyre; dhe nje model drejtues me te cilin individet mund te lidhen me grupin e tyre dhe gjithesine e tyre.
Nje shkak, parim, ose veprimtari e ndjekur me zell ose perkushtim te ndergjegjshem.
Monoteizmi
Fjala monoteizëm rrjedh nga fjala greke mono = një dhe Theos = Perëndi që ka kuptimin: Besimi në një Perëndi të vetëm si krijuesi dhe sunduesi i botës, dhe i universit.
Politeizmi
Fjala politeizëm rrjedh nga fjalët greke polis = shumë dhe Theos = Perëndi që ka kuptimin: Adhurimi i shumë zotave me atribute të ndryshme.
Në kohët e lashta adhurimi politeist ishte i zhvilluar dhe i larmishëm. Shihet kjo në fenë babilonase, egjiptiane, greke, romake etj. Çdo fenomen natyror i cili ishte jashtë forcave njerëzore dhe në dëshire për kontrollin e këtij fenomeni i bashkangjitej një "kryetar", i cili dhe ishte zoti i kësaj. Ky adhurohej veçanërisht dhe kishte kultin, rregullat, zakonet dhe faltoren përkatëse. Kështu ishte zoti i pllenimit, seksit, erës, detit, tokës, i botës së përtejme, i fëmijëve, i qiellit etj.
Politeizmi u sulmua dhe u dënua nga 10 urdhërimet që Moisiu ([[Isami|Isl.] Musa) i dha popullit të Izraelit dërsa po udhëtonin nëpër shkretëtirë nga Egjipti për në vendin e premtuar dhe ishte i pari nga këto urdhërime i pasuar dhe përforcuar nga i dyti:
-
1. Mos kij Perëndi tjetër përpara meje
-
2. Mos bëj skulptura ose piktura edhe t’i lutesh dhe t’i adhurosh në vend të Perëndisë...
Statistika të numrit të besimtarëve
Nga 6,677,563,921 njerëz sa vlerësohen se jetojnë në Tokë (korrik 2008), ata ndahen në këto besime fetare:
- 33.32% Krishterë
- 21.01% Musliman
- 13.26% Hindus
- 5.84% Budist
- 0.35% Sik
- 0.23% Çifut
- 0.12% Behai
- 11.78% religjione të tjera
- 11.77% jofetar
- 2.32% ateist
Statistikat e besimeve fetare, paraqiten sipas vlerësimit të vitit 2007
Fetë kryesore në botë janë:
1.Feja islame
http://www.dardakos.page.tl/Feja-islame.htm
2.Krishtërimi
http://www.dardakos.page.tl/Krisht%EBrimi.htm
3.Budizmi
http://www.dardakos.page.tl/Budizmi.htm
4.Hebraizmi
http://www.dardakos.page.tl/Hebraizmi.htm
5.Hinduizmi
http://www.dardakos.page.tl/Hinduizmi.htm