|
|
|
Hinduizmi
Pjesa më e madhe e Hinduve adhurojnë paraqitje të pafundme të njëqenësisë përfundimtare (Brahman) nëpërmjet një shumice perëndish dhe perëndeshash, mbi 300,000 prej tyre. Këto manifestime të shumta të perëndive dhe perëndeshave mishërohen brenda idhujve, tempujve, guruve, lumenjve, kafshëve, etj.
Hindutë e shohin pozicionin e tyre në këtë jetë si të bazuar në veprimet e tyre në një jetë të mëparshme. Nëse sjellja e tyre e mëparshme ishte e keqe, ata mund të përjetojnë vështirësi të jashtëzakonshme në këtë jetë. Synimi i një Hinduje është të çlirohet nga ligji i karma-s...të mos vazhdojë të rimishërohet më.
Ka tri rrugë të mundshme për t'i dhënë fund këtij cikli të karma-s: 1. T'i përkushtohesh me dashuri njërit prej perëndive dhe perëndeshave hindu; 2. Të rritesh në njohuri përmes meditimit të Brahman-it (njëqenësisë)...të kuptosh se rrethanat në jetë nuk janë reale, se vetja është një iluzion dhe vetëm Brahman-i është real; 3. T'i përkushtohesh një sëre ceremonish dhe ritesh fetare.
Në Hinduizëm, një person ka lirinë të zgjedhë si të punojë drejt përsosjes shpirtërore. Hinduizmi ka edhe një shpjegim të mundshëm për ekzistencën e së keqes dhe vuajtjes në botë. Sipas Hinduizmit, vuajtja që përjeton çdo njeri, qoftë kjo sëmundje, ose uri se fatkeqësi, është për faj të vetë personit, për shkak të veprimeve të tij të këqia, zakonisht në një jetë të mëparshme. Vetëm shpirti ka rëndësi i cili një ditë do të çlirohet nga cikli i rilindjeve dhe do të pushojë në paqe.
|
|
|
|
|
|
|
Copyright © Dardakos All right reserved - 15 visitors (30 hits) |
|
|
|
|
|
|
|