Dardakos
  Hebraizmi
 


Judizmi

Judaizmi është një ndër fetë e para dhe më të vjetra në tër historinë e religjoneve. Judaizmi është feja e parë monoteiste në historinë e religjioneve. Historikisht judaizmi u paraqit kah fundi I mileniumit të dytë p.e.s në veri të Sirisë së sotme, por historia e mëvonshme e Judaizmit është e lidhur me territorin e Palestinës respktivisht Lindjen e Mesme. Judaizmi është I lidhur me qytetin e Jerusalemit e veqanarisht me popullin Izraelit. Judaizmi për shumicën e hebrejva nuk ishte dhe nuk është vetëm fe, por parasëgjithash është mënyrë e jetës dhe një pjesë e kulturës e cila ka ruajtur një rol koheziv, kombëtar dhe shpirtëror. Pikërisht si factor I tollë koheziv, Judaizmi ka bërë që hebrejt ta konsiderojnë veten e tyre “si popull I zgjedhur prej zotit”, dhe me këtë pikëpamje të ruajnë identitetin kombëtar. Judaizmi përveq ndikimit që ka ushtruar te jahuditë aj ka dhënë ndikim me rëndësi edhe në fetë e tjera e kjo vlenë veqanarisht për dy fetë e mëdha botërore Krishtenizmin e Islamizmin. Një qështje tjetër me rëndësi është antagonizmi I kohëpaskohshëm midis judaizmit, krishtenizmit dhe islamizmit. Është një fakt I pamohueshëm se krishtenizmi në fillim ishte një sekt I judaizmit dhe se Besëlidhja e Re (dhjata e re) është e lidhur në shumë pikëpamje me Besëlidhjen e Vjetër (dhjatën e vjetër) apo me Biblen Hebraike.
Judaizmi është një ndër fetë e rralla e ndoshta edhe e vetmja e cila me sukses diku më pak e diku më shum iu ka bërë ballë një periudhë të gjatë historike, presioneve të shumta sa që disa shkencëtar janë të mendimit se judaizmi mbështetet në struktura jashtë historike.
Shkrimi I shenjt I Judaizmit dhe I Judaistëve, është Bibla Hebraike e cila quhet Tora dhe ndahet në tri pjesë kryesore:
a) Tora – apo ligji në të cilin jan përfshirë librat e Moisiut
b) Libri I numrave dhe
c) Libri I ligjit të përtërirë.

Tora është libri më I vjetër I shkrimit të shenjt të judaizmit, I sajuar në shek. XII p.e.s dhe në të janë të paraqitura pikëpamjet kryesore dhe e bëjnë si fe monoteiste. Sipas Torës në botë ekziston një zot I vetëm dhe I amshueshëm I Jahëve apo Jehova I cili e ka krijuar dhe e drejton botën. Në literaturën fetare dhe në fenë Judaiste rëndësi të madhe ka edhe Talmudi që d.m.th mësim ose studim, dhe I cili ëshë sajuar gjatë shek IV – V të e.r
Në Talmud në përgjithësi janë të shënuara normat që kanë të bëjnë me jetën kombëtare dhe fetare të hebrejve siq janë qështja e Besëlidhjes bashkëshortore, agjërimi, festat, ritualet, gjërat e shejta etj.
Strumbullari I besimit Judaist është besimi në Jehovën apo Jahvën si një I vetmi zot I amshueshëm, krijues dhe drejtues I botës në kë këtë qëndron thelbi I monoteizmit Judaist. Sipas teologjisë judaiste nuk është e lejuar që të përmendet emri I zotit për shkak të respektit, dhe në vend të emrit Judaistët përmendin sinonimet për zotin si: “I shenjti”. “Zotëriu”, “Krijuesi” apo judaisht “Adonai” etj. Sipas teologjisë Hebreje për zotin nuk mund të dihet asgjë dhe ai është enigmë, por për të duhet besuar se ai gjindet qdo kund dhe ai me vullnetin e vet ndërhyn dhe I drejton ngjarjet. Gjithashtu sispas këtij botëkuptimi zoti ka vendosur që hebrenjt ti shapallë pjestarë të një populli të zgjedhur dhe ai ka bërë Besëlidhje me ta. Në bazë të kësaj besëlidhjeje dhe në bazë të mësimeve të Torës dhe Talmudit dalin obligimet e cifutëve ndaj zotit dhe besëlidhjes me të. Lutjet drejtuar zotit bëheshin në një tempull të veqantë por ai tempull izraelit ishte rrënuar në shek e VI nga ana e babilonasve e më vonë në shek. I te e.s (viti 70) nga ana e romakëve, atëher filluan të ndërtoheshin objektet e veqanta të kultit të quajtura “Sinagoga”.
Në librin kryesorë të hebrejve në Talmud janë të paraqitura dispozitat e ndryshimeve që kanë të bëjnë me jetën shpirtërore, shoqërore e fetare të Hebrenjëve. Një pjesë e këtyre dispozitave janë urdhëresa ndërsa pjesa tjetër janë ndalesa, me anë të këtyre dispozitave rregullohen c`ështjet që kaneë të bëjneë me lindjen, vdekjen, jetën, martesën, cirkumcesion (rrethprerja – synetia). Një ndër karakteristikat kryesore të judaizmit ëshë optimizmi në jetë, shpresa se në të ardhmen do të bëhet më mirë në jetë, dhe se zoti I cili ka krijuar botën, nuk ka mundur ta krijojë si botë të keqe dhe se do të vijë Mesia (shpëtuesi), I cili do ta shpëtoj botën nga të kqijat. Sipas judaizmit do të vijë dita e ringjalljes së të vdekurve dhe të gjithë do të paraqiten para gjyqit të zotit dhe se do të marrin shpërblimin apo denimin sipas veprave të tyre. Judaizmi gjithashtu kërkon që femijët e lindur të gjinisë mashkullore ta bëjnë rrethprerjen apo synetin deri në javën e parë të jetës së tyre. Hebrenjët gjithashtu e kanë një ditë të javës pushim (të shtunën), sa I përket historisë së Hebrenjëve mund të themi se në shënime historike ata I hasim si njerëz të lirë, në shek. XIII p.e.s në Egjipt këta nën udhëheqjen e Moisiut vendosën në territorin e sotëm të Palestinës që atëher quhej Hanan ose Kanan dhe aty e formojnë bashkësinë e parë të përbërë prej 12 fiseve.
I pari nga mbretërit Izraelit që I vuri themelet e një shteti të fortë ishte Davidi. Biri I Davidit ishte Solomoni, I njohur për urtësinë e tijë të madhe I cili e ndërtoi në Jerusalem tempullin e parë cifut, I cili tham më herët u shkatërrua në shek VI nga babilonasit dhe një numër I cifutëve u syrgjynosën në Babiloni, pas kësaj mbreti Persian Kiri I cili ngdhnjeu mbi Babiloninë I`au ktheu lirinë hebrenjëve dhe I lejoi që ta ndërtojnë sërish tempullin. Në periudhat e mëvonshme historike sidomos gjat periudhë se Aleksandrit të madh, një numër I madh I hebrejve arriti në Egjipt, duke formuar dy bashkësi të mëdha cifute, njëra në Egjipt e tjetra në Babuloni.
Me pushtimin romak të Judesë, në mesin e Hebrejve ekzistonin katër grupe ose sekte të cilat reagoni ndryshe ndaj pushtimit romak:
a) Farisenjët: - të cilët ishin koservatorë dhe aristocrat, dhe këmbngulnin në lutje kolektive, kishin qëndrim më të butë ndaj romakëve.
b) Saducenjët: - nuk besonin në mundësinë e ringjalljes së të vdekurve, qëndrimi I tyre ndaj romakëve ishte I ndryshueshëm, dhe armiqësorë me romakët pas kalljes së tempullit nga romakët.
c) Esenët: - ishin pjestar të një sekti cifutësh që bazën e kishin në pjesën veriore të detit të vdekur me qendër në Kumran, këta bënin jetë Askete (d.m.th. jetë e përsosur shpirtërore e cila heqë dorë nga jeta luksoze), thelbi I doktrinës së tyre ishte dualizmi, respektivisht e mira dhe e keqja, dhe ata ushqenin besimin se e mira do ta ngadhnjejë të keqen.
d) Zelotët: - të cilët ishin më fundamentalist, nga të gjithë dhe kundërshtarë të papajtueshëm të romakëve.
Një ngjarje me rëndësi në historinë e Judaizmit dhe Hebrejve ishte pushtimi I palestinës nga ana e muslimanëve. Hebrejt e përshëndetën me një mënyrë ardhjen e muslimanëve ngase këta kishin nj qëndrim më të butë, më tolerant se sat ë krishterët ndaj tyre.
“Koha e Artë” e Judaizmit është periudha e sundimit në gadishullin Iberik në përgjithësi dhe në Spanjë në veqanti. Gjatë sundimit te arabëve në Gadishullin Iberik, nga shek. VIII – XV hebrejt jetuan më mirë se kurdo herë më parë, gjatë kësaj kohe lulëzoi arti, tragtia, filozofia, zejtaria etj.
Mirëpo kur në vitin 1492 mori fund sundimi arab, Spanjollët fillojnë një fushatë të egër jo vetëm kundër muslimanëve por edhe kundër hebrejve, një pjesë e tyre u konvertuan në krishtenizëm, një pjesë e tyre u persekutuan kurse pjesa tjetër u detyrua ta lëshoj Spanjën duke mërguar në vendet e tjera si në: Holandë, Gjermani, Rusi, Ballkan, Turqi, Palestinë dhe Afrikën Veriore etj.
Që nga kjo kohë mund të flitet për dy grupe cifutësh për Sefardët të cilët ishin cifutë të ikur nga Spanja ku përmes Italisë kaluan në zonat që ndodheshin nën pushtimin e Perandorisë Osmane, dhe Ashkenazët, cifut të cilët u vendosën kryesisht ne vendet e Europës Perendimore.
Pas krijimit të atmosferës paksa të volitshme në kohën e Iluminizmit ne shek XVIII në Europë, e cila vazhdoi edhe në gjysmën e parë të shek XIX, prap filluan të paraqiten tendenca antijudaiste dhe anti semite, të cilat kulmuan në kohën e Luftës së dytë botërore, dhe gjatë kësaj lufte parasëgjithash në Gjermaninë naziste u aplikua fushata për cfarosjen e hebrenjëve e njohur në histori me emrin HOLOKAUST, e cila rezultoi me zhdukjen e mëse 6 milion hebrenjëve. Sot ekzistojnë rreth 17 milion hebrej numri më I madh I të cilëve jeton jasht Izraelit kryesisht në SHBA.
Po thuajse në të njejtën kohë kur u shfqën tendencat anti – judaiste zuri fill edhe lëvizja Cioniste e cila lishte për qëllim themelimin e shtetit të pavarur Judaist Izraelit, nisma erdhi nga Haim Vajsman I cili e formoi fondin për blerjen e tokave cifute në Palestinë, sipas kësaj politike e vetmja zgjidhje e c`ështjes cifute do të ishte formimi I shtetit të pavarur cifut në Palestinë, kjo nismë gjeti përkrahjen parasëgjithash nga anglezët dhe me 14 maj 1948 u formua shteti I pavarur Izraelit, me c`rastë shum palestinez u larguan nga trojet e veta duke mbetur refugjatë.
Me gjith unitetin e fortë të Judaizmit si fed he si komb, brendapërbrenda këtij religjioni ekzidtojnë rryma të ndryshme të cilat midis tyre dallojnë nga qëndrimet e tyre ndaj traditës fetare edhe ndaj shtetit cifut, të gjitha këto rryma mund ti ndjamë në dy grupe:
a) në rrymën Ortodokse apo neo – Ortodokse, dhe
b) në rrymën liberale apo reformiste.

Ortodoksët cifut kërkojnë që të respektohen me përpikmëri normat dhe ligjet që dalin nga Tora dhe Talmudi, ngase se këto janë të pandryshueshme dhe të amshueshme dhe se atyre as nuk mund të iu shtohet dhe as mungohet gjë, këta e kultivojnë shpresën se një ditë do të vijë Mesia apo shpëtuesi I cili do të vendosë shtetin e njëmend cifut.
Sa I përket grupit të dytë pra Reformistëve dhe Liberalëve, ata një kohë të gjatë ishin nën ndikimin e iluministëve europian gjithnjë duke respektuar bërthamën e judaizmit, kërkonin harmonizimin e Judaizmit me kushtet e reja shoqërore dhe në nivelin e arritur të diturisë p.sh ata pranojnë mundësinë që edhe femra të jetë Rabine, madje heqin dorë nga ardhja e Mesies, janë më pak konzervativ, bashkëpunojnë me shtetin etj.

 
  Copyright © Dardakos All right reserved - 16 visitors (37 hits)  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free