Dardakos
  Budizmi
 

 Budizmi

Budistët nuk adhurojnë ndonjë perëndi. Njerëzit jashtë Budizmit shpesh mendojnë se Budistët adhurojnë Budën. Megjithatë, Buda (Siddhartha Gautama) kurrë nuk pretendoi se ishte hyjnor, por shihet prej tyre si ai që arriti atë që ata po përpiqen të arrijnë, dhe që është ndriçimi shpirtëror dhe, me të, çlirimin nga cikli i vazhdueshëm i jetës dhe vdekjes. Shumica e Budistëve besojnë se një person ka rilindje të panumërta, të cilat në mënyrë të pashmangshme kanë brenda edhe vuajtje. Një Budist përpiqet t'iu japë fund këtyre rilindjeve. Budistët besojnë se janë dëshirat, mospëlqimet dhe iluzionet e personit që i shkaktojnë këto rilindje. Prandaj, qëllimi i një Budisti është të pastrojë zemrën e vet dhe të heqë dorë nga gjithë dëshirat sensuale dhe dashuria ndaj vetes.
Budistët ndjekin një listë parimesh fetare dhe një meditim shumë të përkushtuar. Kur një Budist mediton nuk është njëlloj sikur të lutet apo të fokusohet tek një perëndi, është më shumë një vetë-disiplinë. Nëpërmjet meditimit të përsëritur një person mund të arrijë Nirvana-n -- "fikjen" e flakës së dëshirës.
Budizmi ka diçka që është e vërtetë për shumicën e feve botërore: disiplinat, vlerat dhe direktivat sipas të cilave një person mund të dojë të jetojë.

 
  Copyright © Dardakos All right reserved - 15 visitors (29 hits)  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free