Krishtërimi
Fe e ngritur sipas mësimeve dhe të dhënave nga Jezus Krishti i cili predikonte se Perëndia është një krijuese dhe shpëtimtare e botës dhe Jezusi, biri i tij. Fjala "Krisht" rrjedh nga greqishtja që do të thotë "i mirosuri, i vajisuri" dhe, barazvlerësi i saj në hebraisht është titulli «mesia», që shpreh veprimin nëpërmes të cilit Perëndia është shndërruar në shpëtimtare e njerëzmit mbi tokë nga e keqja dhe vdekja. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti, ishte mesia i paralajmëruar apo i pritur mbi tokë që bëri një "Kurorëzim të Ri" (Besëlidhje të Re) në mes njerzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e ngritur në bazat e judaizmit duke shpallur se Krishti do t`i përmbushë veprat e Abrahamit, Moisiut e të profetëve, duke fuqizuar vazhdimin e Besëlidhjes së Vjeter dhe Besëlidhjes së Re.
Numri i të krishterëve vlerësohet të arrijë në 2.1 miliardë njerëz, apo 33% të popullsisë botërore në vitin 2007.
Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim në Evropë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Afrikën e Jugut, Filipinet dhe Oqeani. Ai po rritet shpejt gjithashtu në Azi, veçanërisht në Kinë dhe Korenë e Jugut, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.
Historia e Krishterimit
Fillimi i Besimit
Krishterimi lindi rreth 2000 vjet më parë në Jude (Izraeli i sotshëm) me Jezus Krishtin dhe grupin e dishepujve të Tij besnikë. Gjatë kësaj periudhe, Judea ishte një udhëkryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me lëvizje. Perandori i Romës ishte sunduesi i saj. Judenjtë në atë kohë e urrenin sundimin romak, për arsye se për ta ai sillte në mendje shtypjen njerzore që ata kishin duruar historikisht. Besimet kulturore politeiste të Romës, ishin pagane dhe imponuese mbi jetën e tyre Judaike. Disa judenj vendosën që shpresa e tyre e vetme ishte konformimi ndaj kësaj sfide (grishje). Të tjerë u bënë fetarë të zellshëm të formojnë grupe luftarake qëndrese kundër Romës, kurse të tjerë u tërhoqën në shkretëtirën e Judesë për të studjuar ligjin e hebrenjve dhe për të pritur ardhjen përfundimtare të Mesias (shpëtimtarit) të tyre të premtuar.
Ardhja e Jezus Krishtit
Historia e Krishterimit – me këtë sfond kulturor dhe fetar, filloi edhe shërbesa e Jezusit. Jezusi ishte hebre. Ai ndiqte besimin hebraik dhe e njihte mirë ligjin e tyre. Në fillim të të tridhjetave, Jezusi filloi që të shkonte nga njëri fshat në tjetrin, duke mësuar nëpër sinagoga dhe duke shëruar ata që vuanin. Mësimet e Jezusit ishin revolucionare. Ai i sfidoi (grishi, ftoi) autoritetet e vendosura fetare që të pendoheshin nga vetë-drejtësia dhe hipokrizia (shtirja) e tyre dhe të kuptonin që "Mbretëria e Perëndisë" është e bazuar në shërbim dhe dashuri. Mësimet e Jezusit i trazonin zemrat e njerëzve dhe krijonin paqëndrueshmëri, diçka kjo që i shqetësonte autoritetet fetare të kohës. Shumë shpejt një grup burrash filluan që ta ndiqnin Jezusin dhe që ta quanin mësues. Këta burra u bënë dishepujt e Tij. Jezusi i mësoi dishepujt e Tij në lidhje me vullnetin e Perëndisë dhe në lidhje me “besëlidhjen e re” të cilën Perëndia do ta vendoste me njerëzit nëpëmjet Tij. Jezusi i ndihmoi ata që të shihnin që njerëzimi është i lidhur nga vuajtjet dhe kotësitë e jetës si rezultat i mëkatit. Përshkak të mëkatit, njerëzimi e humbi mardhënien e vet me Perëndinë. Qëllimi i kësaj “besëlidhje të re” është që ti rikthejë ata që e pranojnë atë në një marrdhënie të përtërirë faljeje dhe dashurie me Perëndinë. Por çfarë është kjo besëlidhje e re? Jezusi vetë do të paguante për mëkatet e të gjithë njerëzimit duke u kryqëzuar padrejtësisht në një kryq romak. Tre ditë më vonë, Ai do të ringjallej, duke e mundur vdekjen, për ti dhënë shpresë një bote të pa shpresë. E pra, gjithçka ndodhi ashtu siç Jezusi u kishte thënë, dhe dishepujt e Tij ishin dëshmitarë të një mrekullie të mahnitshme. Mësuesi i tyre, Jezusi nga Nazareti, vdiq dhe tre ditë më vonë u ngrit për tu bërë Mesia (Shpëtimtari) i tyre. Të shtyrë nga një porosi e madhe për të ndarë dashurinë që Perëndia i këtij universi (gjithësie) u kishte dhënë atyre, dishepujt filluan që të shpallin këtë ungjill (lajm të mirë) shprese anë e mbanë vendit. Kështu, nga një grup i vogël njerëzish që jetonin në një krahinë të vogël të Judesë rreth 2000 vjet më parë, historia e Krishterimit filloi, dhe besimi i krishterë qysh prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën. Mesazhi i tyre i ungjillit ishte i thjeshtë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).
E parathënë në profeci
Megjithëse shumica e dokumentimit historik për fillimin e besimit të krishterë dokumentohet në ngjarjet e "Besëlidhjes së Re", në fakt historia e Krishterimit filloi me profeci në Besëlidhjen e Vjeter. Ka rreth 300 profeci (parathënie) të dhëna në një periudhë prej 1000 vjetësh që gjenden në Besëlidhjen e Vjetër të cilat kanë të bëjnë me ardhjen e Mesisë Judaike (Hebraike).Prandaj, kohë më përpara se Jezusi të ecte mbi tokë, misioni i Tij iu bë i njohur njerëzimit nëpërmjet "Fjalës së Perëndisë".
Lexo Biblën shqip:
http://albkristian.com/bibla_shqip/