Dardakos
  Lajmet rajonale/ndërkombëtare
 
Obama pezulloi gjykimet në Guantanamo 

ImageAshtu edhe siç kishte premtuar, presidenti amerikan, Barack Obama, ka nisur menjëherë punën. Obama ka urdhëruar pezullimin e të gjitha gjykimeve ushtarake në burgun Guantanamo, mbyllja e të cilit është ndër prioritet e para të tij. Në këtë kërkesë përfshihet pezullimi i 21 çështjeve, në mesin e tyre edhe njëra në të cilën po gjykoheshin 5 të dyshuar për komplot të sulmeve të 11 shtatorit. Presidenti po nisë ditën e tij të parë të punës duke u takuar më këshilltarë ekonomikë dhe me komandantët e lartë ushtarakë.
_____________________________________________________________________________________
Bush, i lumtur në shtëpinë e tij në Midlend

ImageIsh presidenti George Bush pas kthimit në qytetin Midlend të Teksasit tha se ai u largua nga Shtëpia e Bardhë pa hidhërim dhe se kthimi në shtëpinë e tij është një moment i bukur. Bush dhe zonja e tij ishin të ftuarit e nderit në një ceremoni mikpritëse të zhvilluar në qytetin Midlend pasi u larguan nga Uashingtoni pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri. 
_______________________________________________________________________________________
Izraeli tërheq trupat nga Rripi i Gazës

ImageIzraeli ka përfunduar tërheqjen e trupave nga Rripi i Gazës. Ushtria izraelite ka njoftuar se të gjithë ushtarët izraelit janë larguar nga Gaza. Por, ushtria hebraike ndodhet rreth Rripit të Gazës, në gjendje gatishmërie për ndonjë të befasi. OKB-ja ka kërkuar nga lidershipi izraelit që të rihapë të gjitha pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e ndihmave dhe materialeve ndërtimore.
 
  Copyright © Dardakos All right reserved - 17 visitors (41 hits)  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free