Dardakos
  Lajmet nga vendi
 

AKR-ja  ka akuzuar kryeministrin dhe presidentin e vendit për vonesën e emërimit të drejtueseve të Agjencisë së Inteligjencës      
 
ImageAleanca Kosova e Re ka akuzuar kryeministrin dhe presidentin e vendit për vonesën e emërimit të drejtueseve të Agjencisë së Inteligjencës. Nënkryetari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Shkumbim Demalijaj, ka deklaruar se vonesa gjashtëmujore e mosfunksionimit të kësaj agjencie është papërgjegjësi e kryeministrit Thaçi dhe presidentit Sejdiu. Demailjaj, ka thënë se kryeministri është në hall ngase ka premtuar shumë e tash ka shumë probleme.

___________________________________________________________________________________________

Raportet Kuvend-shoqëri civile të zbehëta      
e mërkurë , 21 janar 2009   -  15:35
ImageMarrëdhëniet e Kuvendit të Kosovës me shoqërinë civile në hartimin e ligjeve janë të zbehta, është thënë në debatin e organizuar për këtë temë nga Aksioni Qytetar “Fol’08” dhe KDI-ja. Përderisa deputetët kosovarë janë munduar ta lavdërojnë punën e Kuvendit, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë kritikuar atë edhe pse nuk kanë kursyer kritika as ndaj vetvetes.
______________________________________________________________________________________________
Ministria e Arsimit u jep edhe një mundësi bartësve të arsimit të lartë privat      
 
ImageMinistria e Arsimit u jep edhe një mundësi bartësve të arsimit të lartë privat për të ndryshuar statusin e tyre në aplikacionet për akreditim. Kërkesa për zgjatjen e afatit për aplikim në këtë proces, sipas ministrit Enver Hoxhaj, ka ardhur nga disa institucione që dëshirojnë t’i bashkojnë forcat, ta ndërrojnë emrin dhe disa të tjera që konsiderojnë se nuk i kanë kompletuar dokumentet ashtu si duhet.
______________________________________________________________________________________________
Qytetarët e Kosovës optimistë për politikën e Obamas ndaj Kosovës
ImagePërderisa afrohen momentet e ceremonisë së betimit të Barack Obamës si president, edhe në Prishtinë vërehet atmosferë festive. Të gjitha rrugët e qytetit janë të mbushura me pllakate me mbishkrimet “Urime President!”. Zgjedhjes së presidentit të ri, Barack Obama, i janë gëzuar edhe shqiptarët. Ata shprehën besimin e tyre se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së do të vazhdojë të mbetet i njëjtë. Shpresës së qytetarëve për bashkëpunim të mëtutjeshëm u bashkohen edhe urimet e shumta të adresuara për presidentin Barak Obama nga qytetarët e Kosovës
 
  Copyright © Dardakos All right reserved - 16 visitors (39 hits)  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free