Dardakos
  Horoskopi ditor
 


Akrepi
 
Ditë e qetë kjo e sotmja për ju. Nuk ka asgjë të keqe sesa të përfitoni për ti lejuar vetes luksin e rrallë për të kaluar ndonjë orë në rilaks të plotë, ndoshta në shoqërinë e ndonjë miku. I vetmi difekt i kësaj ditë paraqitet në dashuri. Me partnerin do të keni probleme jo fort të vogla.
 
 

Binjaket
 
Hëna hyn në shenjën tuaj, por ju as që e kuptoni. Shumë në fakt janë influkset planetare kontrastuese me Diellin, Mërkurin, Marsin dhe Uranin, për të ju lejuar të shijoni një ditë të mirë. Të pakënaqur, nervozë me pak fjalë të patrajtueshëm.
 
 

Bricjapi
 
Urani do ju krijojë jo pak probleme në këtë ditë dhe në fakt do ja arrijw të ju prishi humorin në këtë ditë. Kuadrati i Mërkurit dhe Uranit sot ju shtyn të ndiqni ëndërrat. Në cift bëni kujdes të mos prishni atë që është më e mira. Qëndroni larg alkoolit mbi të gjitha nëse do i jepni makinës.
 
 

Dashi
 
Hëna në harmoni me shenjën tuaj do ju dhurojë momente të një romantizmi të vërtetë. Ky është momenti më I mrië për të tentuar një ribashkim të ri. Qëndrimi pozitiv që keni për të përballuar situatat do ju bëjë të kaloni cdo vështirësi. Personi që dashuroni do të ndjejë kudo prezencën tuaj dhe nuk do ju mohojë takimin.
 
 

Demi
 
Do të dini të zgjidhni në mënyrë të shkëlqyer një problem të shkaktuar nga një koleg i juaji i cili për këtë gjë do ju falendojë për gjithë jetën. Duke besuar në veten tuaj nuk do të zhgënjeni askënd. Bëni kudjes me shëndetin.
 
 

Gaforrja
 
Në fushën profesionale gjërat shkojnë mirë. Venusi nuk ju pengon por as edhe bën gjëra për të ju favorizuar. Nuk jeni bërë për të duruar tensionin dhe kështu ndjeheni shumë i lodhur. Për fat të keq edhe pamja juaj e tregon këtë..
 
 

Luani
 
Hëna kthehet duke marrë në dorë fatin tuaj. Sektori shumë i favorizuar duhet të jetë ai i interesave kulturore. I keni ndjekur gërmë për gërmë këshillat e mjekut tuaj dhe tani po filloni të shihni rezultatet e impenjimit tuaj.
 
 

Peshorja
 
Një thashethem në familje do ju bëjë të shkoni vonë në punë, e kjo do ju krijojë një sërë problemesh të vogla me klientët tuaj. Hëna dhe Marsi do krijojnë kontraste. Së fundi keni pasur probleme të pazakonta për shëndetin dhe e keni lënë shumë pas dore veten tuaj. Bëni kujdes.
 
 

Peshqit
 
Ishit mësuar tashmë me prezencën e Hënës në shenjën tuaj dhe tani ajo lë shenjën tuaj duke ju lënë në mes. Por nuk është momenti për tu mërzitur. Panorama juaj yjore flet akoma për një situatë të favorshme. Keni shumë energji dhe në këtë fiton edhe shëndeti juaj.
 
 

Shigjetari
 
Me partnerin shkoni shumë dakord. Ndoshta keni gjetur shpirtin tuaj binjak dhe formulën perfekte për jetën në cift në harmoni. Ndjeheni mirë por edhe humori është në ngritje. As edhe ju nuk do të guxonit të shpresonit më shumë nga kjo ditë.
 
 

Ujori
 
Ylli i argjendtë është në fakt shumë i vendosur për të bërë të pamundurën për të ju garantuar një ditë perfekte. Kënaqësi të bukura janë në mbërritje. Për sa i takon fushës profesionale do të jetë sektori më pak i favorizuar për ju. Sot ndjeheni të qetë dhe të rilaksuar. .
 
 

Virgjeresha
 
Opozita e hënës më në fund braktis shenjën tuaj, por jo për këtë arsye duhet të prisni një ditë të vecantë. Ka në fakt akoma ndonjë cështje të lënë pezull që nuk ju lejon të qetësoheni dhe kjo ju krijon ndonjë problem. Nuk ka emocione të reja. Marrëdhënia juaj ka marrë një drejtim të mërzitshëm, gjë që ju detyron të rimendoni për jetën tuaj në cift.
 
 
  Copyright © Dardakos All right reserved - 15 visitors (34 hits)  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free